Brazil, grumbullohen Pato dhe Ganso
08/06/2011 12:10
Mano Menezes, trajneri i Brazilit, ka grumbulluar lojtarët Alexandre Pato dhe Paulo Henrique Ganso në listën e 22 lojtarëve që do të luajnë në Kupën e Amerikës, edhe pse ata janë të dëmtuar.
Në këtë listë bie në sy mungesa e Nilmar, sulmuesit të Villarreal, dhe përfshirja në të e Fred, sulmuesit që ka 4 vite që nuk luan për Selecaon.
Brazili do të debutojë më 3 korrik kundër Venezuelës, në qytetin argjentinas La Plata, në një ndeshje për grupin B ku bën pjesë edhe Ekuadori së bashku me Paraguajin.
Top Channel