Një baba që të turpëron

07/06/2011 17:45

Cdo ditë, kur merr autobuzin për në shkollë, adoleshenti amerikan Rian Price merr një përshëndetje nga babai i tij, Dale Price, i veshur një kostum më shumë se të çuditshëm.

Babai i devotshëm ka veshur 172 kostume të ndryshme duke filluar nga viti i kaluar dhe del tek dera për të përshëndetur djalin e tij me këto veshje të rralla. Dale madje është veshur si sirenë, si lepurush dhe si nuse.

“Është një mënyrë për të treguar dashurinë time”, shprehet Dale.

“Nuk është e bukur të shohësh babanë që ta bën me dorë i veshur me fustan nuseje”, thotë nga ana tjetër 16-vjeçari.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel