Luis Enrique i thotë PO Romës

07/06/2011 18:30

Luis Enrique mund të jetë trajneri i ri i Romës brenda pak orëve.

Mediat italiane bëjnë të ditur se tekniku i ekipit të të rinjve të Barcelonës i ka thënë PO ekipit italian dhe tashmë mungon vetëm firma.

Luis Enrique mendohet se do të firmosë një kontratë 2-vjeçare me Romën nga e cila do të fitojë 1.5 milionë euro në sezon.

Top Channel