Kombëtarja zbarkon në Zenic

07/06/2011 00:05

Kombëtarja shqiptare ka zbarkuar pasditen e së hënë në qytetin e Zenicit në pritje për t’u përballur me sfidën mjaft të vështirë, atë ndaj Bosnjes, të vlefshme për eliminatoret e euro 2012, në grupin D.

Si lojtarët ashtu edhe trajneri kroat, Josip Kuzhe në deklaratat e mëparshme dhënë për mediat, janë shprehur optimistë për arritjen e një rezultati pozitiv përballë kombëtares boshnjake.

Në fushë pritet të rikthehet Dallku dhe Curri, ndërkohë që pjesa tjetër e ekipit pritet të jetë e njëjtë me atë që luajti kundër Bjellorusisë në ndeshjen e Tiranës.

Ndeshja Bosnje-Shqipëri luhet sot në orën 20:15.

Top Channel