Aksidente në etapën e parë të Rally Albania 2011

07/06/2011 01:00

Disa aksidente në etapën e parë të Rally Albania 2011, kanë detyruar dhjetra pilotë të tërhiqen nga gara.

Sipas informacioneve, aksidentet kanë ndodhur në etapën e parë, Tiranë-Tropojë, 310 kilometra e gjatë. Disa pilotë kanë braktisur garën si pasojë e aksidenteve e disa të tjerë pas defekteve në makina.

Pilotja italiane, Ana Sapino pas aksidentit është shoqëruar për në spital, ndërkohë që në aksident është përfshirë edhe dyshja polake e femrave, Sabota-Marton. Nga pilotët shqiptarë mësohet se është përplasur Toyota e pilotit Arben Meqemeja e për pasojë është lënduar lehtë, Henri Manushi.

Rally Albania 2011 mban edicionin e gjashtë dhe startoi ditën e shtunë, më datë 4 maj. Etapa e dytë e garës mbahet rreth Valbonës dhe është e gjatë 130 kilometra.

Top Channel