“Golden Foot”, lista e kandidatëve

07/06/2011 15:40

Është bërë publike ditën e djeshme lista e kandidatëve për fitimin e çmimit “Golden Foot” që i jepet futbollistëve mbi 29 vjeç “të cilët shquhen për rezultatet sportive (personale dhe me ekipin ku luajnë), personalitetin e tyre dhe për vlerësimin që gëzojnë në publik”.

Raul Gonzalez, Iker Casillas, Carles Puyol, Xavi Hernandez, Gianluigi Buffon, David Beckham, Javier Zanetti, Ryan Giggs, Didier Drogba dhe Samuel Eto’o janë 10 futbollistët që mund të fitojnë këtë çmim.

“Golden Foot” jepet nga gazetarët sportivë nga e gjithë bota dhe e veçanta e këtij çmimi është se mund të fitohet vetëm një herë gjatë karrierës.

Top Channel