Ronaldo, ndeshja e lamtumirës me Brazilin

06/06/2011 20:25

Ronaldo Luiz Nazario da Lima, i cili u largua nga futbolli profesionist në shkurtin e kaluar, do të luajë nesër ndeshjen e lamtumirës me Brazilin, kur kombëtarja e vendit të tij do të ketë përballë Rumaninë në një miqësore.

“Po dridhem i tëri nga emocionet”, u shpreh sot Fenomeni në një konferencë shtypi.

Ronaldo do të luajë 15 minuta në miqësoren e nesërme që do të zhvillohet në Sao Paulo.

Ai shtoi se do të ishte e mrekullueshme t’i jepte lamtumirën Brazilit me një gol: “I kam thënë shokëve që të simulojnë sa më shumë në zonën kundërshtare në mënyrë që të kem mundësinë të gjuaj 11-metërshin.”

Top Channel