NBA, finalja, Heat kalon në avantazh

06/06/2011 11:45

Miami Heat është në avantazh në finalen e NBA-së. LeBron James dhe
shokët e tij fitojnë për 88-86 garën e tretë në shtëpinë e Dallas
Mavericks dhe tani drejtojnë serinë 2-1.

Koshashënuesi më i mirë i takimit ka qenë Mavericks Dirk Nowitzki me 34 pikë, ndërsa për Majemin më i miri ka qenë Dwyane Wade, autor i 29 pikëve.

LeBron James shënoi 17 pikë, ndërsa Chris Bosh, autor i koshit të fitores, 18 pikë.

Gara e katër, nga shtatë të tilla, do të shënohet të martën, gjithnjë në Dallas.

Top Channel