Nadal: Tashmë objektivi është Wimbledon

06/06/2011 18:40

Rafael Nadal festoi sot fitoren e turneut prestigjioz francez Roland Garros në Disneyland dhe theksoi se objektivi i tij tashmë është përgatitja për turneun tjetër të rëndësishëm, atë të Wimbledon.

“Për mua e rëndësishme në këtë moment është të përgatitem për Wimbledon”, tha tenisti numër 1 i renditjes botërore.

Nadal, i cili fitoi turneun e 6 të Roland Garros në karrierë, duke barazuar kështu rekordin e Bjorn Borg, shtoi: “Nuk fitohet gjithmonë turneu më i rëndësishëm në botë. Jam shumë i lumtur.”

Nadal ishte nën shoqërinë e personazhit të famshëm të filmave të animuar Mickey Mouse dhe të disa fëmijëve gjatë vizitës në Disneyland.

Top Channel