Moto GP, Pedrosa do të mungojë në Silverstone

06/06/2011 21:30

Dani Pedrosa nuk do të jetë i pranishëm në Cmimin e Madh të Britanisë së Madhe që do të zhvillohet në Silverstone fundjavën e ardhshme për shkak se nuk është rekuperuar ende nga dëmtimi në shpatullën e djathtë.

“Kam vendosur mos të garoj në Silverstone. U mundova që të rekuperohesha në kohë nga operacioni në shpatull, por nuk janë kushtet që unë të garoj në Britani. Dua të kthehem sa më shpejt, por nuk dua që shpatulla të më pengojë në arritjen e fitoreve”, u shpreh piloti spanjoll i Hondës.

Pedrosa, i cili është operuar në 18 maj në shpatullën e tij të djathtë, nuk mori pjesë as në Cmimin e Madh të Spanjës që u zhvillua ditën e dielë.

Top Channel