“Hiddink nuk mund t’i thotë ‘jo’ Chelsea-t”

06/06/2011 14:30

Turqia po përgatitet për t’i thënë lamtumirë Guus Hiddink. Duke iu
referuar deklaratave të fundit të lëna për BBC-në nga anëtarë të
federatës turke, tekniku është i gatshëm për t’u kthyer në “Stamford
Bridge”, pas një viti e gjysmë në pankinën e kombëtares.

“Hiddink nuk mund t’i thotë jo Chelsea, besojmë se do të largohet”, kanë bërë të ditur burimet menjëherë pas garës së kualifikimit për Evropianin 2012.

Së shpejti tekniku holandez do të takohet me Chelsea për të arritur marrëveshje.

Gjatë kësaj jave, shoqëria londineze do t’i bëjë kërkesë federatës turke për të lënë të lirë Hiddink, i cili ka edhe më shumë se një vit e gjysmë kontratë.

Për ta liruar Abramovich është i gatshëm për të paguar një kompensim prej 4 milionë dollarësh.

Top Channel