Bild: Ndarje mes Klose e Bajern

06/06/2011 10:00

Mosmarrëveshje mes Bajernit të Mynihut dhe Klose. Sipas faqes “Bild”, pas takimit të sotëm, praktikisht ka përfunduar historia.

Të dy palët nuk kanë arritur të gjejnë një marrëveshje për të rinovuar kontratën.

Klose ka refuzuar një vit kontratë duke kërkuar një marrëveshje dy vjeçare.

Nga nesër Klose do të jetë i lirë të zgjedhë një tjetër skuadër.

Në “pole positione” është edhe Valencia, destinacion i pëlqyer edhe nga bashkëshortja Sylwia, por Lazio ka ende shpresa.

Top Channel