Nuk do t’ju besohet, Kylian Mbappe edhe në këtë situatë të vështirë mbetet i pari, thyen rekordin Guinness,
Samir Nasri hap portën për Manchester United. Francezi dhe ylli i
Arsenal, nuk përjashton mundësinë e një transferimi tek Red Devils.
“Sun” raporton disa deklarata të mesfushorit të topçinjve, kontrata e të cilit skadon më 2012-n.
“Nuk e di nëse do të firmosë një kontratë të re me Arsenalin”, është shprehur Nasri.
Çmimi i talentit shumë të vlerësuar nga Arsene Wenger do të vërtitet përreth 30 milionë eurove dhe klubi londinez është i vetëdijshëm që në mungesë të një zgjatjeje kontrate mund ta humbë.
Për këtë hipotezë Manchester United nuk përjashtohet si mundësi:
“Gjatë javës do të flasë me shoqërinë time. Nëse dua të shkojë tek United? Fillimisht duhet parë nëse është një hipotezë reale”, ka përfunduar Nasri.
Top Channel