Ancelotti: Do të bëj 1 vit pushim

06/06/2011 18:55

Carlo Ancelotti, trajneri italian që Chelsea largoi në fund të muajit të kaluar, theksoi sot se nuk e ka me nxitim gjetjen e një ekipi të ri për të drejtuar.

“Kam që nga viti 1995 që stërvis lojtarët gati çdo ditë. Do të bëj një vit pushim për tu qetësuar dhe për të studiuar punën e kolegëve të mi”, u shpreh trajneri për ‘La Stampa’.

“Nuk kam as nxitim dhe as dëshirë për të gjetur një ekip tjetër për momentin”, shtoi 52-vjeçari.

 

Top Channel