Al Wasl humb nën sytë e Maradonës
06/06/2011 10:10
“Ka shumë punë për të bërë”. Kështu do ketë menduar Diego Armando Maradona, që ka marrë pjesë në stadiumin “Zabeel” të Dubai në humbjen e Al Wasl, skuadra që do të stërvisë duke filluar nga kampionati i ardhshëm i Emirateve të Bashkuara.
Agjencia argjentinase “Telam” bën të ditur se Al Wasl ka humbur 2-1 kundër Al Sharijah dhe që ish trajneri i Argjentinës ka marrë pjesë në tribunën VIP së bashku me disa drejtues të klubit të tij të ardhshëm, që ka mbyllur turneun i gjashti në klasifikim.
Ish komisari teknik i Argjentinës ka bërë të ditur se në kuadër të kampionatit të ardhshëm, Al Wasl do të ketë një nevojë absolute për përforcime.
Top Channel