Në Ditën Ndërkombëtare të Mjedisit shoqata të ndryshme bëjnë thirrje të ndryshojmë sjelljen ndaj mjedisit për t’u kujdesur e për ta mbrojtur atë, por në fakt papastërtitë na rrethojnë kudo.
Mbi 200 vullnetarë të korpusit të vullnetarëve janë ndalur për të pastruar plazhin e Zvërnecit, një nga plazhet më të mëdha të Vlorës dhe shumë i frekuentuar nga pushuesit. Ndonëse vazhdojnë të kryhen investime në këtë plazh, higjena mbetet problematike.
Aksionit të korpusit të vulnetarëve këtë radhe i janë bashkangjitur punonjësit e një banke të cilët japin kontributin e tyre për një mjedis më të pastër.
Parku i pishave, vetëm pak metra larg vijës së ujit dhe shfrytëzohet nga pushuesit e shumtë që frekuentojnë këtë plazh.
Por mes hijeshisë dhe jeshillëkut të pishave, panorama aq atraktive zhbëhet nga pirgje mbeturinash, që janë hedhur po nga vetë njerëzit. Por dhe kësaj radhe vullnetarët e korpusit i mblodhën një nga një të gjitha mbeturinat, për t’i hedhur ato në vendet e posacme.
Ajo që kërkohet, përvec shembullit të mirë, është që pushuesit të kujdesen të paktën për ta ruajtur të mos ndotet më.
Top Channel