Nadal fiton Slam-in e 10-të

05/06/2011 19:50

Rafael Nadal është i pathyeshëm në fushën me dhe. Spanjolli ka mundur edhe këtë herë në finalen e Roland Garros rivalin e tij direkt, Roxher Federer 3-1 me sete, duke barazuar kështu rekordin e suedezit Bjorn Borg me 6 fitore radhazi në slam-in parisien.

Federer e nisi mbarë ndeshjen duke kryesuar setin e parë por në fund gabimet e njëpasnjëshme bënë që spanjolli të përmbyste rezultatin dhe ta fitonte atë 7-5.

Edhe pse e ka vënë në vështirësi në setin e dytë, zvicerani bëri sërish gabim që rezultuan fatale për të në fund. Në setin e tretë Federer ndryshoi taktikë duke luajtur ndryshe nga dy të parat.

Kjo gjë rezultoi e suksesshme për zviceranin i cili e fitoi atë 5-7 dhe ngushtoi diferencën e seteve në 2-1. Mesa duket fuqitë e Federer shteruan në setin e katërt pasi e gjithë kjo pjesë loje foli për spanjollin.

Rafael Nadal fiton kështu trofeun e 10 slam në karrierën e tij, triumf ky që e mban atë sërish në vendin e parë në renditjen botërore.

Top Channel