Ibrahimovic kërkon Realin

05/06/2011 18:00

Ibrahimoviç nostalgjik për Spanjën? Sipas mediave spanjolle lojtari po kërkon largimin nga Milani për t’u bashkuar me Realin e Madridit.

Shtypi iberik shkruan se shtatlarti suedez kërkohet me ngulm nga trajneri madrilen, Jose Mourinho dhe vetë lojtari ka shprehur dëshirën për të punuar sërish me portugezin pas aventurës që patën bashkë tek Interi.

Por ajo që e pengon Ibrën për t’u rikthyer në Spanjë duket se është kontrata 4 vjecare e tij me Milanin, kontratë kjo që mund të prishet për një shumë jo më pak se 40 milion euro të derdhura në arkat e kuqezinjve.

Nëse rikthehet në Spanjë, kjo do të ishte aventuara e dytë e Ibrës në La Liga, pas sezonit të dështuar me Barcelonën. Kërkesa e suedezit për t’u bashkuar me Realin shihet nga gazetarët edhe si mundësi hakmarrje për lojtarin ndaj trajnerit katalanas, Guardiola.

Top Channel