Zgjedhjet, Rama: Fjala e fundit s’është thënë ende

04/06/2011 15:10

Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama, në daljen e parë për mediat pas
vendimit të mbrëmshëm të Kolegjit Zgjedhor, deklaroi se fjala e fundit
për zgjedhjet e 8 majit nuk është thënë ende dhe beteja për të arritur
drejtësi, sic tha ai, do të vazhdojë.

“Ne do t’i drejtohemi Kolegjit Zgjedhor në bazë të ligjit. Në ditët në vazhdim do të komunikojmë cdo hap të shqetësimit për t’i dalë zot kësaj situate”, tha Rama.

Ndërkohë Rama iu drejtua me një mesazh ndërkombëtarëve, duke thënë se vendimi i mbrëmjes së kaluar marre nga Kolegji është këmbana më e fortë e alarmit, për humnerën ku rrezikon të rrëshqasë vendi.

“Duhet një ekspertizë ndërkombëtare, e ofruar prej tyre, pasi është e vetmja mundësi për të hedhur dritë në një rrugë ligjore, në një rrugë që mbetet plotësisht e errët”, tha Rama.

Vendimin e Kolegjit, Rama e konsideroi padrejtësinë e radhës në dëm të popullit. “Kolegji i mbylli derën drejtësisë”, tha ndër të tjera Rama.

Top Channel