Starton Rally Albania

04/06/2011 20:30

Gara spektakolare e makinave dhe motorëve, Rally Albania do të startojë këtë vit edicionin e saj të gjashtë.

Aktivitetit që është përfshirë në axhendën e profesionistëve në mbarë botën, do t’i japë jetë, kilometrave të parë të garës të dielën me ceremoninë zyrtare në sheshin “Nënë Tereza”, në orën 11.

Të rejat e garës së këtij sezoni janë të shumta, duke përfshirë navigimin, distancë relative dhe e saktë deri në ndryshimin e radhës, më shumë se 90% rrugë të reja dhe të papërdorura më parë në asnjë garë sportive.

Gjithashtu do të ketë etapa më të gjata speciale që arrijnë deri në 80 kilometra.

Etapa e parë superspeciale që do të vendosë edhe rendin e nisjes së makinave do të zhvillohet përreth kryeqytetit.

Mëngjesin e së hënës, do të jetë edhe prova e parë e forcës kur cirkuiti do të ndërthuret me disa pjesë rruge nëpër pyje.

Në disa pika, makinat do të arrijnë lartësitë 2000 metra mbi nivelin e detit deri në asfaltet e vjetra drejt Tropojës.

Pas më shumë se 1500 kilometrash në më shumë se 80 të territorit shqiptar, fituesit do të jenë prezentë në një shfaqje në qendër të Tiranës ku do të jepen dhe çmimet.

Top Channel