Makina bie në humnerë, tre të plagosur

04/06/2011 10:20

Një aksident rrugor me pasojë plagosjen rëndë të tre personave është regjistruar mëngjesin e sotëm në qarkun e Korcës.

Burime policore lokale njoftojnë se një automjet që po ecte me shpejtësi të madhe ka dalë nga rruga në një kthesë dhe ka rënë në humnerë.

Për pasojë, saktësojnë burimet, kanë mbetur të plagosur shtetasit Anton Terpo, Eftim Kitani dhe Aleksandër Mitro.

Burimet policore shtojnë më tej se tre të rinjtë janë rrugës për në spitalin e Korcës.

Top Channel