LSI: Vendimi i Kolegjit, në bazë të ligjit

04/06/2011 13:00

Lëvizja Socialiste për Integrim vlerësoi punën e Kolegjit Zgjedhor, duke
e konsideruar vendimmarrjen e trupës, të pandikuar politikisht.

Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Luan Rama, në një prononcim për mediat theksoi se në zgjedhjet e 8 majit, u konfirmua përgjegjshmëria, angazhimi, pjesëmarrja dhe maturia shqiptare, e denjë për një shoqëri europiane.

“Tani është momenti që të reflektojmë, pavarësisht interesave personale apo grupeve që përfaqësojmë. Në këtë proces vota e qytetarëve u lexua me korrektesë, ndaj askush nuk duhet të ndihet i humbur”, tha Rama.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA