Kujdes nga uji i pijshëm

04/06/2011 15:45

Uji i pijshëm në disa pika të kryeqytetit ka rezultuar me ndotje
bakteriale. Nga analizat e fundit qe ka kryer Instituti i Higjienes ne
820 pika, 48 prej tyre kane rezultuar me ndotje nga ujerat e zeza.

Specialistet e Institutit tregojne se kjo ndotje bakteriale nuk eshte e larte, dhe ka qene sporadike.

Infrastruktura e amortizuar, ne disa zona te kryeqytetit si ne Sauk, prane zones se unazes se re dhe tek rruga “Irfan Tomini”, ka bere qe klorinimi i ujit te jene ne nivele me te larta se normalja.

Sipas te dhenave ne uje hidhet 0.8 miligram klor per liter, nga 0.3 qe duhet te ishte sasia normale. Problem mbeten depozitat personale te familjareve, ku uji nuk qarkullon cdo dite. Konsumimi i ketij uji sipas specialisteve mund te sillte probleme te renda per shendetin e qytetareve.

Top Channel