Futbollist i dështuar?

04/06/2011 15:15

Disa futbollistë futen në histori për lojën e tyre spektakolare dhe golat e jashtëzakonshëm.

Por jo gjithnjë sepse ndodh edhe e kundërta…Në Brazil një ndeshje për kampionatin lokal do të futet në histori, sepse një lojtar dështoi në realizimin e golit më të thjeshtë në botë.

Protagonist i këtij episodi të jashtëzakonshëm është Macaca, një i ri që militon në radhët e një klubi të vogël brazilian.
Sulmuesi futet mes mbrojtësve në gjysmëfushën kundërshtare dhe arrin të kalojë edhe portierin duke shkuar bashkë me topin i sigurtë drejt portës. Pothuajse një metër larg portës bosh, ai merr vrull, gjuan me fuqi topin….dhe jashtë! E pabesueshme por ja që ka ndodhur. Shihni veprimin e pafalshëm të të riut: www.youtube.com/watch

Top Channel