Daniel Xhafaj merr “Këpucën e artë”

04/06/2011 15:15

Më në fund Flamurtari mund të ndjehet krenar për sezonin që sapo përfundoi.

Sulmuesi kryesor i kuqezinjve, Daniel Xhafaj mori çmimin “Këpuca e artë” për kategorine superiore për sezonin 2010-2011.

Futbollisti i Flamurtarit në edicionin që sapo u mbyll, ka marrë këtë çmim në një ceremoni të organizuar nga Federata Shqiptare e Futbollit.

35 vjeçari, falë 19 golave të realizuara është shpallur golashënuesi më i mirë për edicionin e kaluar, duke qenë ky suksesi i dytë radhazi, pasi triumfoi edhe në edicionin paraardhës kur luante me Besën.

Interesant është fakti se edhe këtë sezon ashtu si në edicionin 2009-2010 vlonjati fiton “Këpucën e artë”, duke u shpallur nënkampion i vendit.

Ndërkohë me çmim janë nderuar dhe golashënuesit e kategorisë së parë dhe të dytë.

Ilirjan Caushaj i Tomorrit me 19 gola është “Këpuca e artë” e kategorisë së parë, ndërsa Gazmir Kurtaj Veleçikut me 17 gola fiton trofeun “Këpuca e artë” për kategorinë e dytë.

Me këtë trofe është vlerësuar edhe sulmuesja e Tiranës për femra, Ana Baro që ka realizuar 24 gola në sezonin që sapo përfundoi.

Top Channel