Bosnja “agresive” pas humbjes

04/06/2011 16:00

Një ditë pasi kanë pranë në një përballje direkte kundërshtarin tonë, Bosnje Hercegovinën që u mund nga Rumania 3-0, lojtarët e përfaqësueses kuqezi i tremben disi gjendjes së vështirë që u duk nga kjo ndeshje ekipi që do të përballemi në ditën e martë.

Pas kësaj humbjeje të thellë me Rumaninë, atyre i duhen edhe më shumë pikë me ekipin tonë për të shpresuar ende, gjithsesi askush nuk është dorëzuar.

Lorik Cana shprehet optimist se të paktën në ndeshjen e së martës do të luhet për një barazim.

“Bosnja mbetet mbas Francës një ndër favoritët kryesorë dhe me një skuadër shumë të fortë kështu që e dimë që duhet të jemi shumë mirë të përgatitur, siç ka qenë edhe Rumania. Ka për të qenë një Bosnje ndoshta ndryshe kundër nesh. Sigurisht që ne pretendojmë ta kapim një rezultat pozitiv dhe barazimi për mua është një rezultat shumë pozitiv, në një fushë siç është Bosnja”, është shprehur Cana.

Ndërkohë dyshimet e forta për gjendjen jo të mirë fizike të Salihit e lënë si alternativë të vetme të formacionit Erjon Bogdanin, që nga ana e tij shpreson rikthimin e shokut të repartit, por që në të njëjtën kohë nuk shpreh asnjë problem për të luajtur i vetëm në repartin përpara.

“Unë shpresoj që Salihi të rekuperohet sa më mirë dhe bashkë me Kapllanin sepse e dimë që ai është një lojtar shumë i mirë për ekipin kombëtar, megjithatë thash më përpara që forca e kombëtares sonë është forca e grupit”, theksoi Bogdani.

Top Channel