Atletikë, rekord i ri në 30 mijë metra

04/06/2011 13:00

Keniani Moses Mosop ka vendosur rekordin e ri botëror për 30 mijë metrat, me kohën 26’47”04, në garat e atletikës në Oregon.

Rekordi i mëparshëm, 29’18”08 mbahej nga japonezi Toshihiko Seko prej 30 vjetësh.

Seko e kishte arritur më 22 mars të vitit 1981 në Kristcërc të Zelandës së Re.

Top Channel