Ashpërsohet gara në grup

04/06/2011 15:25

Ditën e premte janë luajtur dy ndeshjet e grupit tonë, ku rezultatet e tyre sigurisht që kanë ngjeshur më shumë ekipet duke i bërë edhe më të vështira sfidat tona.

Rumania ka mundur në fushën e saj Bosnje Hercegovinën me rezultatin 3-0.

Ka qenë e lehtë gjithçka për vendasit të cilët shënuan dy gola në pjesën e parë me Mutu dhe Maricën.

Në pjesën e dy sërish është Marica që shënon edhe golin e tretë duke mos i dhënë asnjë shpresë kundërshtarëve.

Ndërkohë që Franca ka barazuar 1-1 në ndeshjen e së premtes me Bjellorusinë në transfertë.

Abidal në ndeshjen e parë me përfaqësuesen pas rikuperimit nga sëmundja e rëndë gabon duke shënuar një autogol, megjithatë Maluda brenda pjesë së parë korrigjon gabimin e shokut të tij të skuadrës duke barazuar shifrat 1-1.

Pas këtyre ndeshjeve Franca kryeson grupin me 13 pikë, ndërkohë që ndiqet nga Bjellorusia me 9 pikë.

Në vendin e tretë e të katërt gjendet përfaqësuesja jonë dhe Rumania me nga 8 pikë, ndërsa Bosnje Hercegovina me 7 pikë.

Përfaqësuesja kuqezi së bashku me Bosnjen kanë nga një ndeshje më pak që do ta zhvillojnë ditën e martë.

Top Channel