Van Persie sulmon Barcelonën

03/06/2011 15:10

Robin van Persie, sulmuesi i Arsenalit, nuk e ka harruar ende kartonin e kuq të marrë në ndeshjen ndaj Barcelonës, takimi i kthimit të 1/8 të finaleve të Champions që u zhvillua në Camp Nou.

Hollandezi ka sulmuar ashpër lojtarët e ekipit spanjoll duke i akuzuar për sjellje antisportive.

“Ata gjithmonë shkojnë me vrap tek arbitri për të protestuar në mënyrë që kundërshtarët të ndëshkohen me kartona”, u shpreh Van Persie për ‘Sport1’.

“Kjo lloj sjelljeje më bezdis shumë. Njerëzit që shikojnë ndeshjen nuk duan këto lloj gjërash. Duhet të mbyllin gojën e të luajnë futboll!, përfundoi sulmuesi.

Top Channel