Tenis, Nadal në finalen e Roland Garros

03/06/2011 17:40

Rafael Nadal ka mundur 3-0 me sete tenistin skocez Andy Murray duke arritur finalen e turneut Roland Garros.

Tenisti spanjoll do të tentojë të fitojë turneun e rëndësishëm francez për herë të gjashtë ditën e dielë kur të ketë përballë fituesin e gjysmëfinales tjetër midis Roger Federer dhe Novak Djokovic.

Ndeshja mes tenistit zviceran dhe atij serb do të zhvillohet sot. Nëse Djokovic arrin finalen do të marrë pikët e nevojshme për ta parë veten si numri 1 në botë i tenisit ditën e hënë, pavarësisht rezultatit të finales.

Top Channel