Shijak, vret kushëririn për cështje prone
03/06/2011 18:35
Një krim i rëndë në familje ka ndodhur pasditen e sotme në një fshat të Shijakut, ku një 50-vjecar është vrarë nga kushëriri i tij.
Lajmin e bëjnë të ditur burime policore lokale, sipas të cilave viktima, shtetasi Tahir Guza, është qëlluar me armë zjarri nga djali i xhaxhait, Pëllumb Guza.
Sipas burimeve, nga hetimet paraprake dyshohet se shkak i vrasjes së 50-vjecarit është bërë një debat për cështje prone.
Burimet shtojnë më tej se pas informimit për vrasjen, e ndodhur në fshatin Koxhas, uniformat blu kanë ngritur postoblloqe për kapjen e autorit.
Top Channel