Privatizimet, METE fton edhe firmat vendase

03/06/2011 08:15

Në garën e re për blerjen e hidrocentraleve mund të marrin pjesë edhe kompani shqiptare.

Sipas “Shqip”, pavarësisht rëndësisë që kanë dhe ftesës për ankand në mediat e huaja, Ministria e Ekonomisë dhe Energjetikës saktëson se në tender jo detyrimisht duhet të marrin pjesë vetëm kompani të huaja, sikurse ka ndodhur me objektet strategjike.

Me këtë rast, kompanitë shqiptare kanë shansin të bëjnë një investim të sigurt, në rast se plotësojnë kërkesat dhe kriteret e garës.

Duke pasur parasysh kapacitetin, HEC-et mund të kushtojnë mbi 80 milionë euro.

Top Channel