Gjatë një leksioni me studentë pranë Rektoratit të Tiranes, ku ishin të
pranishëm edhe ambasadorë të Bashkimit Europian Kryeministri i Hungarise
Viktor Orban, i pyetur nga një diplomat, mbi situatën politike në vend,
theksoi se Bashkimi Europian nuk mund të nderhyjë në politikën e
brendshme të Shqipërisë dhe nuk mund t’i imponohet atyre.
Per Bashkimin Europian eshte e rendesishme plotesimi i kritereve dhe standarteve ne zhvillimin e zgjedhjeve, lirisë se fjales, pavarësise se gjyqesorit, apo arritjeve ne drejtesi.
“Duhet te jemi shume te qarte mbi kriteret dhe standartet qe duhet te plotesoje Shqiperia. Nuk ka asnje shans qe cdo vend qe do te hyje ne BE, duhet te ndryshoje rregullat e tij te brendshem.Duhet te jemi shume te sjellshem dhe te qarte. Shqiperia eshte nje vend me identitet dhe kulturen e saj. Asnje vend me identitetin e tij nuk ka deshire te edukohet nga vendet e tjera. Duhet te respektojme shqiptaret dhe historine e tyre.Nese ne politiken e brendshme, ata bejne ate pune qe bejne kjo i perket atyre. Nese kriteret zbatohen, sic jane zhvillimi zgjedhjet te lira, gjyqesori i pavarur, te respektohet fjala e lire dhe te luftohet korrupsioni, ne nuk mund t’i edukojme si te sillen ne politiken e tyre te brendshme. Nese ka qetesi nese zbatohen te gjitha rregullat, zbatohet kriteret. I perket Shqiperise si e menaxhon pjesen politike”, tha Orban.
Kryeministri hungarez tha se Shqiperia eshte nje vend me te ardhme te sigurt duke marre parasysh edhe moshën e re të popullsisë.
“Shqiperia eshte ne pozicion shume te mire nga ana demografike ne keto momente. Ka popullsi te re, dhe hyrja ne BE eshte jo vetem deshire e Shqiperise por eshte edhe ne interes te Bashkimit Europian. Polikisht nuk eshte e veshtire nese ka nje vullnet nga te dyja palet nga Shqiperia adhe BE”, tha Orban.
Kryeministri hungarez, gjate leksionit e tij me teme ,”Sfidat e reja te Bashkimit Europian – Prespektivat e Ballkanit Perendimor”, tha se Shqiperia eshte nje vend me popullsi të re dhe kjo nuk do te sjelle probleme ne GDP-së apo te rendoje ne skemen e pensioneve.
Top Channel