Kukës, radhe të gjata në kufi
03/06/2011 16:05
Dogana e Vermices eshte e vetmja qe lidh Shqipërinë dhe Kosoven nga ana ekonomike.
Cdo dite ne kete dogane kalojne me qindra trajlera dhe autobote por qe detyrohen te qendrojne shume gjate ne radhe ne pritje te kryerjes se veprimeve per te kaluar kufirin.
Drejtuesit e mjeteve te tonazhit te rende shprehen se kjo situate ndodh prej kohesh dhe se shpesh jane detyruar te kalojne naten duke fjetur ne kabinat e mjeteve. Por shume prej tyre jane te rrezikuar nga vjedhjet. Gjate nates mjeteve ju merret karburanti dhe shpesh edhe mallrat qe transportojne.
Godina e doganes eshte ndertuar rishtas por mesa duket nuk eshte menduar per shtim te kapaciteteve perpunuese qe do te evitonin rradhet e gjata ne pritje.
Top Channel