Vazhdon edhe në këto momente seanca maratonë e Kolegjit Zgjedhor, ku trupa e gjyqtarëve po merret me administrimin e provave të dorëzuarra nga KQZ.
Bëhet fjalë për tabelat e qendrave të numërimit dhe të KZAZ-ve për Tiranën, të cilat ishin kërkuar me ngulm nga përfaqësuesit e Partisë Socialiste.
PS ka kërkuar nga Kolegji pavlefshmëri absolute të vendimit të datës 23 maj të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për fletët e gabuara dhe për vendimin e datës 18, që i hapi rrugë këtij procesi.
Avokatët e PS i kanë kundërshtuar këto vendime me pretendimin se janë akte normative, për të cilat kërkohet një shumicë e cilësuar prej 5 dhe jo 4 votash.
Gjithësesi, edhe nëse trupa gjykuese i jep të drejtë kërkesës së socialistëve, beteja ligjore për bashkinë e Tiranës nuk përfundon këtu dhe rezultati nuk del sot.
Top Channel