Neuer: Doja të qëndroja në Bundesligë

02/06/2011 17:40

Manuel Neuer, portieri i ri i Bayern Munchen, theksoi sot se dëshira e tij ishte të vazhdonte të luante në Bundesligë dhe se ekipi bavarez është më i miri i kampionatit gjerman.

“Nuk doja të largohesha nga Gjermania. Bundesliga është një kampionat i fortë, ekipi më i mirë gjerman është Bayern Munchen dhe unë doja të luaja për më të mirët”, u shpreh Neuer para mediave, një ditë para ndeshjes që Gjermania do të zhvillojë ndaj Austrisë.

Nga ana e tij, trajneri i përfaqësueses gjermane, Joachim Low, theksoi se transferimi i Neuer tek Bayern Munchen është “logjik”.

“Bayern është ekip që çdo sezon luan për të fituar trofe dhe të luash me ta do të thotë të rritesh akoma më shumë si futbollist. Më pëlqen fakti që Bayern blen lojtarë të përfaqësuese gjermane”, tha Loë.

Top Channel