Aguero preferon Spanjën

02/06/2011 18:15

Sergio Aguero, sulmuesi i cili ka shprehur dëshirën për tu larguar nga Atletico Madrid, ka theksuar se do të preferonte të vazhdonte të luante në Spanjë.

“Më pëlqen të vazhdoj në kampionatin spanjoll karrierën time. Edhe kampionati anglez dhe ai italian më pëlqejnë, por preferoj spanjollin sepse kam 5 vite që luaj në të”, u shpreh argjentinasi.

“Dua të negocioj me çdo ekip që ka interes për mua dhe drejtuesit e Atleticos duhet ta kuptojnë këtë gjë dhe mos të vënë kushte”, shtoi Aguero i cili kërkohet nga disa ekipe, midis të cilëve Juventus dhe Real Madrid.

Top Channel