Shitja e hidrocentraleve, Komisioni miraton draftin

01/06/2011 15:10

Ligji për privatizimin e hidrocentraleve ka ndare e maxhorancen duke
shkaktuar si asnjëherë më parë jo vetem debate të ashpra mes deputetevë
të saj në Komisionin e Ekonomisë, por edhe dyshime të ndërsjellta.

Ne Komisionin e Ekonomise deputetët paten dyshime edhe për procedurat që po ndjek Ministria e Ekonomisë për privatizimin.

Pas debateve, Komisioni e miratoi ligjin që i hap rrugë procesit të privatizimit, i cili parashikon shitjen jo vetëm të hidrocentraleve si biznese, por edhe baseneve të tyre, dhe madje gjasat janë që edhe digat të kalojnë tek privati.


Misteri i privatizimit

Ndryshimi kaq i befte i qendrimit te qeverise per  te shitur jo vetem hidrocentralet si biznese por dhe digat apo basen është fare i papritur kur vetë kryeministri Berisha eshte shprehur per te kunderten e atyre qe propozoi sot Ministria  e Ekonomise.

”Shqipëria do të ketë pronë publike digat e mëdha, shkollat, spitalet, parqet kombëtare, tokat pa pronarë”, pati deklaruar disa ditë më parë Berisha.

E dyshimte eshte edhe arsyeja pse keto kater hidrocentrale, dhe me gjase edhe shume te tjere pas tyre, po privatizohen ne kete menyre.Të dhënat zyrtare të Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare tregojnë se katër hidrocentralet që qeveria po nxjerr në shitje janë ata me normat më të larta të fitimit.

Sipas të dhënave që janë paraqitur në relacionin shoqërues të ligjit këta katër hidrocentrale së bashku me HEC-in e Lanabregasit, i cili do të vazhdojë të mbetet shtetëror japin rreth 6 për qind të të ardhurave totale te KESH, por ndërkohë zënë vetëm 2.9 për qind të shpenzimeve të saj. Ky tregues dëshmon se normat e fitimit tek këto hidrocentrale janë të paktën dy herë më të larta nga mesatarja e KESH, duke konfirmuar leverdishmërinë e tyre të lartë.

Së dyti të paktën Shkopeti dhe Bistrica janë HEC-e që vitet e fundit kanë marrë investime nga fondet e buxhetit dhe ndihmave nga qeveria gjermane. Kjo do të thotë se privatët që do i blejnë ato nuk kanë nevojë të shpenzojnë para për investime, por do të kenë një fitim të garantuar.

Së treti biznesi i hidrocentraleve në vetevete është specifik pasi menaxhimi i tyre është thellësisht teknik, ndaj dhe kalimi i tyre tek privatët nuk sjell përmirësime ne menaxhim, eficence apo ulje korrupsioni, sic mund të ishte në një ndërmarrje tjetër publike.

Të tre këto argumenta ngrenë pikëpyetje nëse është privatizimi i këtyre hidrocentraleve një hap në drejtimin e duhur, apo thjesht po diktohet nga nevojat e buxhetit dhe qeverisë për para. Nëse do të jete e vertete arsyeja e dyte, atehere shitja e  te ardhmes se shqiptareve po behet vetem per nje vit mandat qeverie. 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA