Neuer firmos për Bayern Munchen

01/06/2011 21:20

Manuel Neuer, portieri i Schalke 04, është transferuar tek Bayern Munchen.

Lajmin e bëri të ditur Schalke 04 në faqen zyrtare në internet. Bayern Munchen ka paguar 25 milionë euro për shërbimet e portierit gjerman, i cili ka luajtur 156 ndeshje në Bundesligë.

“Jam shumë i lumtur që do të luaj për Bayern Munchen. Do të përshtatem shpejt me ekipin e ri sepse me shumë lojtarë të Bayern-it kam luajtur në kombëtare”, u shpreh Neuer.

25-vjeçari ka nënshkruar një kontratë 4-vjeçare me klubin gjerman ku do të takohet sërish me një ish-shokun e tij të ekipit, Marcio Rafinha. Mbrojtësi i djathtë brazilian ka firmosur për Bayern duke i dhënë fund aventurës tek italianët e Genoa.

Top Channel