NBA, Miami fiton finalen e parë

01/06/2011 15:15

Miami Heat ka fituar finalen e parë të NBA ndaj Dallas Mavericks me rezultatin 92-84.

Një ndeshje jo aq e bukur sa pritej, por e luftuar deri në çastet e fundit.

Lebron James ishtë lojtari më i mirë për Miami duke shënuar 24 pikë i mbështetur edhe nga ylli tjetër i këtij ekipi, Dwayne Wade, i cili shtoi 22 pikë dhe 10 topa në tabelë.

Nga ana tjetër, gjermani Dirk Nowitzki ishte më i dalluari tek Dallas me 27 pikë.

Finalja e dytë e NBA do të zhvillohet më 2 qershor.

Top Channel