Ujësjellësi: Institucionet detyrime të pashlyera

30/05/2011 13:30

Ujësjellësi i Tiranës publikon listën e institucioneve që nuk kanë
shlyer detyrimet e tyre duke arritur në një shifër prej 330 milionë
lekësh.

Sipas përfaqësuesve të Ujësjellësit, Ministria e Shëndetësisë dhe institucione që varen nga ajo duhet të paguajnë 48.6 milionë lekë, Ministria e Arsimit 170.8 milionë lekë, Ministria e Mbrojtjes 31.1 milionë lekë.

Po ashtu në këtë listë përfshihet edhe Ministria e Turizmit dhe institucionet në varësi të saj, që detyrohen 6.6 mln lekë, si dhe Drejtoria e Shërbimeve qeveritare 20.1 milionë lekë bashkë me njësitë bashkiake 10.4 mln lekë

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA