Topi: Në pritje të vendimit të institucioneve

30/05/2011 14:45

Presidenti i Republikës Bamir Topi duklaron se integrimi në Bashkimin
Evropian është sfida që Shqipëria ka përpara, ndaj kërkoi zbatimin e
ligjeve të vendit për përmbushjen e standardeve të kërkuara nga
komuniteti evropian.

Duke folur nga Vlora për situatën paszgjedhore, kreu i vendit theksoi se është në pritje të vendimit të institucioneve ligjore.

Deklarata e Topit u dha pas pjesëmarrjes së tij në manovrën ushtarake detare, që po zhvillohet në ujërat territoriale të Republikës së Shqipërisë dhe më saktësisht, në gjirin e Vlorës.

Top Channel