Reduktim procedurave të inspektimeve te bizneset

30/05/2011 12:30

Komisioni Parlamentar i Ekonomisë votoi në parim një projekligj, që
sipas qeverisë do të reduktojë barrën dhe procedurat e inspektimeve tek
bizneset.

Drafti i cili është përgatitur nga Ministria e Ekonomisë, sipas qeverisë redukton numrin e inspektoriateve publike nga 33 në rreth 11 nga një për cdo ministri. Kjo sipas qeverisë do të bëjë të mundur jo vetëm uljen e kostove për biznesin, por edhe reduktimin e kohës së inspektimeve.

Drafti rrit kompetencat e inspektorëve dhe ndryshe, të cilët tashmë janë ato që jo vetëm propozojnë por edhe vendosin masat ndëshkuese ndaj bizneseve që konstatohen në shkelje, ndryshe nga sa ka qenë deri tani kur masat ndëshkimore ishin kompetencë e drejtueseve të inspektoriateve.  

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA