PS: Fakte të reja për manipulime

30/05/2011 16:05

Partia Socialiste ka vijuar të bëjë transparencë për manipulimin e
bërë-  sipas saj – në tryezën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve me
rezultatin për bashkinë e Tiranës.

Nje corbe shifrash e gatuar – sipas deputetit Blendi Klosi – nga Berisha e Ristani qe sic tha ai po grabisin voten e banoreve te kryeqytetit. Per zotin Klosi jane faktet ato qe flasin. Permes nje analize te cdo njesie ai ritheksoi akuzen kryesore te selise roze, mosrakordimin e votave me votuesit.

“E gjithë kjo mospërputhje dhe ngatërrim fletësh me votuesit, KQZ-ja i shton vota në mënyrë arbitrare Lulzim Bashës”, tha Klosi.

Te njejten analize sekretari organizativ i PS-së beri per te gjitha qendrat e votimit ne 9 njesi bashkiake. Nderkohe zoti Klosi ne emer te PS mbeshteti edhe nje ekspertize te mundshme te Komisionit te Venecias per kete ceshtje e cila sic pohoi ai eshte lehtesisht e verfikueshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA