Humb jetën 38-vjeçari

30/05/2011 09:00

Një 38-vjeçar ka gjetur vdekjen në një aksident tragjik të ndodhur në kryqëzimin e Rrugës së Kombit me superstradën Lezhë-Laç.

Viktima është Orion Irakli Pina me banim në Durrës dhe që drejtonte një mjet me targa të Tiranës. Ai është përplasur me një tjetër mjet me targa të Shkodrës me të cilin udhëtonin tre të rinj të cilët janë plagosur.
 
Ata janë dërguar menjëherë në Spitalin Ushtarak të Tiranës jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka dalë në konkluzionin se aksidenti ndodhi për shkak të shpejtësisë së madhe të mjeteve në një rrugë ku kalimi i mjeteve kryqëzohet.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA