Dy grabitje në Lushnje

30/05/2011 09:50

Dy grabitje kanë ndodhur njëra pas tjetrës në Lushnje.

E para ndodhi në rotondën e Çermës kur tre persona të indentifikuar nga policia e më pas të arrestuar kanë ndalur një furgon të linjës Lushnje-Elbasan dhe e kanë grabitur duke rrahur edhe dy pasagjerë.

Ata kanë marrë sendet personale dhe rreth 500 mijë lekë. Policia pas disa orësh arrestoi shtetasit Pëllumb Meta, 33 vjeç, Ardian Meta, 30 vjeç, dhe Shaban Sinani, 44 vjeç që të tre nga Çerma.

Ndërsa rreth orës 3 të mëngjesit dy persona të maskuar kanë grabitur një kazino në qytetin e Lushnjes. Ata kanë hyrë me armë, kanë kërcënuar punonjësit dhe kanë marrë një shumë të vogël parash.

Kjo kazino grabitet për herë të dytë. Herën e parë u morrën rreth 7.2 milionë lekë nga persona me maska që u arrestuan pas disa muajsh.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA