Dritëhijet e koncesioneve

30/05/2011 15:10

Deputeti socialist Andis Harasani, i pranishëm në Komisionin Parlamentar
të Ekonomisë, hedh dyshime mbi procesin permes të cilit qeveria po
kërkon të japë me koncesion mirëmbajtjen e rrugëve.

”Kur është bërë tenderi, kush e përzgjodhi IFC-në si konsulent. Me cfarë kushtesh, sa ka qene fondi limit per kete tender? thotë Harasani.

Zoti Harasani ngre shqetësimin, se edhe vala e re e privatizimeve që ka lajmëruar qeveria do të krijojë më shumë kosto se sa përfitime për ekonominë dhe për këtë i referohet eksperiencave të kaluara.

“Ne kemi dhene shumë vepra me koncesion dhe ajo cfare ka ndodhur është se kontrata nuk ndiqet. Me shqetesuese eshte kontrata koncesionare e CEZ, qe nuk ka permbushur asnje pike te kontrates”, tha Harasani.

Kryeministri ka lajmëruar së fundmi se qeveria do të nise një valë të re privatizimesh duke i kaluar sektorit privat edhe pasuritë e mbetura ende në pronësi të shtetit.

Top Channel