Berisha: Rivlerësimi votave të kontestuara ruan sistemin

30/05/2011 13:55

Kryeministri Sali Berisha deklaron Partia Demokratike kërkoi rivlerësimin e votave të kontestuara me qellim ruajtjen e sistemit.

“Ne kemi kërkuar rivlerësimin e këtyre votave. Sistemi ynë aktual ka si shtyllë të parë dhe të fundit, të drejtën e kundërshtimit. Ky sistem nuk të lejon të prekësh asnjë votë”, u shpreh Berisha, në mbledhjen e grupit kuvendor demokrat.

Kryeministri theksoi se vendimi për numërimin e votave të kontestuara është jetik, pasi ai dhe forca politike qe drejton nuk ka asnjë ide të qartë se kujt i përkisnin votat e kundërshtuara.

“Për ne përkushtimi është i madh që në këto zgjedhjet të fitojë Shqipëria”, tha Berisha.

Në fjalën e tij, kryeministri theksoi përgatitjen e paketës së rritjes së rrogave dhe pensioneve, duke shtuar se kjo masë është shtyllë kryesore e programit.

Top Channel