Alterteksti, “minë me sahat”

30/05/2011 15:30

Mësuesit dhe nxënësit po përballen cdo vit me tekste të dobët dhe të mbingarkuar.

Projekti i alterteksit qe ka nisur te zbatohet prej 6 vjetesh nuk po sjell nje rinovim pozitiv tek tekset por po nxjerr nxenes qe edhe pse ne te njejtin vit shkollor mesojne me 7 apo 12 standarde. Ish- drejtoresha e Drejtorise Arsimore ne Tirane, Majlinda Keta, ve ne dukje se alterteksti po demton rende cilesine ne arsim e cila po mbahen ne kembe vetem nga puna e madhe e mesuesve.

“Ne kemi për një paralele 7 deri 12 tekste, pra 7 standarde, pavarësisht se i referohen një program”, tha Keta.

Por a po abuzohet me projektin e alterteksit?Zonja Keta mendon se eshte e pamundur qe nje mesues qe ka nje vit experience pune te jete autor teksesh, apo shtepi botuese fantazme te jene te perfshire ne tendera per botimin e librave, ku edhe gabimi me i vogel ka pasoja te medha.

“Shumica e ndërhyrjeve bëhen me elemente abuzive, autorët e teksteve janë mësues që kanë dalë nga bankat e shkollës vitet e fundit.Po ashtu janë shtuar shtëpive botuese që marrin pjesë në tendera”, tha Keta.

Autoret e vjeter te Shtepise Botuese te Librit jane shume pak te perfshire ne botimin e tekseve te reja, te cilat shpesh qellon te ndryshohen pasi kane probleme dhe nuk jane te sakte. Ministria e Arsimit shpenzon cdo vit 5 deri ne 6.5 milion euro per botimin dhe shtypjen e librave.

Top Channel