Shkodër, policia shmang krimin

29/05/2011 12:20

Policia e Shkodrës ka bërë të mundur parandalimin e një përplasjeje me armë mes dy përsonave pak pas mesantës së kaluar, ku dy shtetas, banorë të lagjes “Ahmet Haxhia” të Shkodrës, pas një sherri mes tyre i kanë zënë pritë njeri-tjetrit në hyrjet e pallatit ku banonin.

Personat në fjalë janë zënë nga policia me armë zjarri të cilat i kishin gati për qitje. Sipas informacionit të dhënë nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Shkodër, mësohet se mbrëmë rreth orës 12 pas mesante dy shtetasit Zamir Kadria, 35 vjeç, dhe Xhevdet Xhufelaj, 56 vjeç kanë pasur një sherr mes tyre për motive të dobëta. Pas marrjes së këtij informacioni, shërbimet e policisë janë vënë në lëvizje ku kanë tentuar të shkojnë në banesat e dy personave në fjalë me qëllim shoqërimin e tyre për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe parandalimin e ndonjë veprimi me pasoja.

Por, në momentin kur policia ka shkuar në banesën e shtetasit Zamir Kadria, poshtë hyrjes së pallatit ka gjetur shtetasin Xhevdet Xhufelaj i cili mbate në dorë një armë zjarri automatik me 20 fishekë në pozicion të gatshëm për qitje, por për çudi e njëjta skenë është përsëritur për shërbimet e policisë kur kanë shkuar në banesën e shetasit Xhevdet Xhufelaj dhe poshtë hyrjes kanë gjetur shtetasin Zamir Kadria i cili dhe ky mbante në dorë një armë zjarri automatik me 27 fishekë në pozicion të gatshëm për qitje.
 
Të dy personat në fjalë janë arrestuar nga agjetët e policisë kriminale me akuzën e armëbatjes pa leje dhe vrasjes me dashje të mbetur në tentativ.
 
Sipas policisë, fakti që të dy përsonat janë gjetur me armë të mbushura dhe të dy po prisnin njëri-tjetrin tek hyrjet e pallatit ku jetonin flet qartë se ato ishin bërë gati të vrarë, por falë ndërhyrjes në kohë të sherbimeve të policisë është bërë e mundur shmangia e një ngjarjeje që mund të kishte pasoja serioze.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA